Gjipali: KE ka plotësuar detyrën me Shqipërinë, tani vendimi për negociatat e kanë vendet anëtare

Në një intervistë për Ora News, Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali u shpreh se Komisioni Evropian e ka plotësuar detyrën e tij duke sugjeruar hapjen e negociatave.

Ai tha se Raporti i Komisionit Evropian trajton është çështjen e lirisë së mediat me një gjuhë kritike, këtu është përmendur edhe situata e pandemisë

Gjipali: Komisioni Evropian e ka plotësuar detyrën e tij duke sugjeruar hapjen e negociatave, por tani vendosin vendet anëtare. Nga ana tjetër ne kemi shprehur mangësi në reformat tona. Kjo gjë vihet re edhe në raport ku thuhet se ka shumë gjëra për të bërë dhe janë të detajuara hapur për të ecur drejt BE-së. Ne kemi një problematikë të theksuar sa i takon zgjedhjeve. Çështja e zgjedhjeve ka qenë dhe është një ndër kushtet për hapjen e negociatave. Në raport me këto raste duhet të ketë edhe dënime, që të tregojmë se e kemi seriozisht.

Raporti trajton është çështjen e lirisë së mediat me një gjuhë kritike, këtu është përmendur edhe situata e pandemisë ku ka pasur raste të zbatimit tej normave. Komisioni e ka përmendur si çështje që duhet parë me kujdes që të mos ketë shkelje të lirisë së informimit në këtë situatë të vështirë në të gjithë botën. Klima e mediat kohët e fundit nuk ka qenë miqësore dhe kjo gjë duhet parë nda drejtësia dhe gjyqësori.

Gjipali shtoi se Agjencia e medias e qeverisë nuk do të marrë një drejtim të ministrisë së propagandës, sepse ne kemi një liri të fjalës.

Gjipali: Nuk besoj se Agjencia e qeverisë do të marrë një drejtim të ministrisë së propagandës, sepse ne kemi një liri të fjalës, ndryshe nga disa vende të rajonit që kanë bërë hapa pas sa i takon medias. Nuk besoj se do të ndikojë kjo agjenci në influencimin e medias në vend, duke ditur se ka shumë agjenci mediash që do ta ngrenë zërin dhe reagojnë ashtu sikurse duhet.