Arta Dollani jep dorëheqjen, Rudina Kule emërohet në krye të IKTK

Ministrja Margariti ka emëruar në krye të IKTK, deri në përfundimin e procedurave të konkurrimit, Rudina Kule.

Kjo e fundit është emëruar drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, pas dorëheqjes së Arta Dollani.

Kule më parë mbante detyrën e zv.drejtores në këtë institucion dhe drejtuese e ASHA.