"Fara e keqe" zhyti fermerët në borxhe: U ktheva nga emigrimi për të punuar, do iki sërish
Me borxhe e kredi, Dritan Agaçi, nga fshati Suk 1 në Roskovec të Fierit, kishte mbjellë 6 dynym sera me domate të cilat po i pastron nga fara e keqe Ozgan që siç thotë e çoi në falimentim.
"Nuk ka prodhim, ka dështuar totalisht, është komplet e prishur."
I kthyer disa vite më parë nga emigracioni për të punuar në tokën e tij, ndjehet i dëshpëruar dhe rrugë të vetme shpëtimi mendon të ikë nga Shqipëria sërish.
"Mendoj të largohem, e kam të pamundur të mbuloj të gjitha shpenzimet."
Edhe familja e Seid Malkajt o është kushtuar Bujqësisë.
Por problemet me farërat imputet bujqësore dhe mungesa e tregut thonë se ende I mbajnë peng në banka.
"Kam marrë 15 milionë kredi, nuk e shlyej dot."
Të martën (19 tetor) fermerët e Beratit dhe Fierit të dëmtuar nga cilësia e dobët e fidanëve dolën në protestë.
Por kërkesat për qeverinë, duket se kanë rënë në vësh të shurdhët.
"Nuk kemi asnjë përgjigje."
Cilësia e imputeve bujqësore dhe çmimet e konsideruara të larta, sikurse problematikat me tregun, mbeten shqetësime pa zgjidhje për fermerët shqiptarë.







