Vdekja e 4 turisteve rusë/ ISHP merr prova të reja, eksperti i mjekësisë ligjore: Shkak mund të jetë asfiksia

Pesë ditë pas ngjarjes së rëndë ku katër turistë rusë humbën jetën në një resort turistik në qQerret, ISHP ka kryer disa ekzaminime shtesë në lidhje me vendin e ngjarjes. Nga mjekësia ligjorë ende nuk ka përgjigje konkrete e ndërsa ekspertët e kësaj fushe, flasin për asfiksinë si shkaqe që mund të ketë shkaktuar vdekjen e shtetasve nga Rusia.

Vdekja e 4 turistëve rusë në resortin "Gloria Palace" në Qerret vijon të mbetet e mbuluar me mister ndërkohë që ekspertizat mbi shkakun e ngjarjes ende nuk kanë përfunduar.

Nga vendi i ngjarjes janë kryer disa verifikime ku deri më tani pista në të cilën po hetohet është ajo e vdekjes nga asfiksia edhe pse në Prokurori dosja është referuar për akuzën e vrasjes.

Eksperti Mjeko-Ligjor Albert Kreci nisur edhe nga rrethanat në të cilat humbën jetën 4  shtetasit rusë rendit shkaqet kryesore të cilat mund të ketë shkaktuar ngjarjen.

"Në rastin konkret të vdekjes janë 2 ose 3 mundësi në gjykimin tim. Mund të jetë një asfiksim nga klori që është jashtëzakonisht e mundur, mund të jetë një asfiksim nga dioksidi i karbonit të cilat pak a shumë shenjat i kanë të përafërta, vdekja vjen shumë shpejt.

Nëse sasia e klorit kalon pragun e limitit të lejueshëm kemi të bëjmë me një bllokim të muskulaturës të thithjes dhe hapjes së mushkërisë. Ky bllokim vjen për 5 deri në 10 minuta. Mendohet që saunat përdorin atë pjesën e djegur për nxehjen dhe për ngrohjen dhe djegia që bëhet te saunat nuk është e plotë, por çdo material i cili nuk bëhet djegie e plotë çliron dioksid karboni dhe duke çliruar dioksid karboni është një mundësi që asfiksia të vijë nga pjesa e saunës," tha Kreci.

Specialisti renditi edhe ekzaminimet që kryhen në raste të tilla kur shkaku u vdekjes endë mbetet i pa zbardhur.

"Kërkohen ekzaminime toksikologjike, ekzaminime të gjakut, të materialeve që merren nga trupi i kufomës," shtoi Kreci.

Kreu i ISHP Arben Luzati deklaroi një ditë më parë se ka kthyer mbrapsht provat materiale të marra në ujin e pishinës dimërore dhe klorin e përdorur në të, pasi nuk ishin në formën e kërkuar nga ligji.

Sipas tij, tashmë mostra e ujit dhe klorit janë marrë ku dhe ka filluar puna për analizimin e tyre me qëllimin për të parë nëse ka element vdekjeprurës./OraNews/