Tomorri: Qindra policë janë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, këta merren me policin që la priftin

Gjashtë punonjës të policisë Korçë,  mes tyre shefi i komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi i qarkullimit Kelmend Pikuli janë pezulluar nga detyra ditën e djeshme (20 tetor).

Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për 2 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.

Arsyeja pse u pezullua shefi i qarkullimit është se një drejtues mjeti, përfaqësues i një komuniteti fetar, u konstatua pas orës policore në qarkullim pas përfundimit të një riti fetar në një familje, dhe nuk verifikohej autorizimi për shkak të ngarkesës në sistemin E-Albania. Drejtuesi i mjetit kërkoi të sqarojë situatën tek Gjokutaj, dhe ky i fundit e ka lejuar të largohet për pamundësi verifikimi.

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në Facebook lidhur me pezullimin e 2 shefave të policisë Korçë dhe shprehet se kure pa lajmin dhe arsyen e pezullimit të tyre mendoi se nuk ishte i vërtetë.

Sipas tij, ora policore është një "budallallëk i madh që e vendos Komiteti sa për të justifikuar rrogën sepse nuk bëjnë punë tjetër" dhe më tej shprehet se ka qindra policë të përfshirë drejtpërdrejt në trafik ndërkombëtar droge.

Postimi i plotë:

"Kur e pashe ne fillim kete lajmin se pezullohet shefi i policise ne Korce pasi lejoi priftin te qarkullonte pas ores policore thashe do jete ndonje fake. Por qenka i vertete.

Ketu gomarlleku ka vene brire. Shkarkohen dy drejtues policie se lane nje prift te shkonte ne nje familje per nje rit fetar pas ores policore. Domethene polici duhet te kishte arrestuar priftin. Seriozisht e kane keta?

E para kjo ora policore eshte nje budallek i madh, qe e vene keta te Komitetit per te justifikuar rrogat qe marrin. Se pune tjeter s’bejne ata vec kesaj.

E dyta, ketu ke me qindra police te perfshire drejteperdrejte ne trafik nderkombetar droge, keta merren me policin qe la priftin."