Aksident në aksin Shijak–Durrës, automjeti përplas 50-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2021, 17:20
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shijak–Durrës.
Një drejtues mjeti i moshës 19-vjeçare ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 21.10.2021, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shijak-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A. S., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.” - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
