"Favorizuan të paktën 4 raste të trafikut të kanabisit" Hetimet: Policët e Pukës e Mirditës bashkëpunuan me kultivuesit
Policisë së shtetit i janë dashur dy ditë për të ekzekutuar vetëm disa nga 20 urdhër arrestet e Prokurorisë së Posaçme për trafikantët e lëndëve narkotike që bashkëpunonin me policinë në zonën e Mirditës dhe te Lezhës.
Nenkomisiari i policisë Kastriot Biçukaj dhe disa prej të dyshuarve të tjerë i kanë shpëtuar arrestimit ndërkohë që po verifikohet mundësia e dekonspirimit të aksionit.
Tirane- Një hetim disa mujor i SPAK është finalizuar me goditjen e një grupi kriminal të kultivimit të kanabisit në zonat malore të Pukës e Mirditës duke vënë në pranga 9 persona dhe 4 të tjerë në kërkim, mes tyre dhe nënkomisari i policisë së Pukës, Kastriot Biçukaj, ndërsa për 4 efektivë të tjerë do të hetohen në masën “detyrim paraqitje”.
Sipas prokurorisë trafikantët kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të siguruar shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa kanë pasur edhe mbështetjen e policisë.
Efektivat e rendit dyshohet se dekonspironin operacionet ku informonin trafikantët për kontrollet që do ushtroheshin në zonë dhe kjo është zbuluar në sajë të përgjimeve që kanë dekonspiruar aktivitetin e tyre .
Operacioni, i cili nisi mbremjen e se mërkurës, (20 tetor 2021) përfundoi në orët e para të së enjtes (21 tetor) pasi policia nuk mundi të ekzekutontë të gjitha urdhërat e arrestit të dhëna nga SPAK.
Prokuroria e posaçme ka marrë miratimin e gjykatës, ku për 13 prej tyre është vendosur masa "arrest me burg", mes tyre edhe nënkomisari i Pukës, Kastriot Bicukaj, i cili i ka shpëtuar prangosjes pasi është larguar, është vendosur masa "arrest shtëpie" dhe 4 "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK 5 efektivët e policisë kanë favorizuar të paktën 4 raste të trafikut të kanabisit.
Gjatë hetimeve në 4 raste janë sekuestruar 4000 rrënjë kanabisi dhe rreth 80 kg kanabis. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve edhe te disa punonjësve të policisë gjyqësore, pasi dyshohet për përfshirje të tyre në këtë veprimtari kriminale.


