Ministrja garanton: Të gjitha vaksinat janë të sigurta

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Shkodra foli për vaksinat, duke siguruar që të gjitha ato që aplikohen në vendin tonë janë të sigurta, ndërsa tha se të premten Komiteti i Ekspertëve do të vendosë për vaksinimin mbi 12 vjeç sipas rekomandimit të Komiteti të Vaksinimit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi nga Shkjodra se vaksinat që po aplikohen në vendin tonë janë të sigurta dhe efektive.

"Garantoj të gjithë qytetarët që vaksinat janë të certifikuara, janë të njohura nga strukturat ndërkombëtare  që merren me certifikimin e barnave dhe OBSH."

Manastirliu njoftoi se të premten do të vendoset nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në lidhje me bërjen vaksinës për fëmijët mbi 12 vjeç, të cilët janë me probleme shëndetësore dhe aplikimin e dozës së tretë të saj tek një kategori personash.

Nga ana tjetër Manastirliu në kuadër të muajt rozë, që është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, apeloj të gjitha gratë të bëjnë ekzaminimet përkatëse.

Në shumicën e rasteve, ekzaminimet në fazën e hershme të kancerit të gjirit çojnë në shpëtimin e jetës së pacientëve, ndërsa 30% e këtyre shërohen.