Agjë e re në fasadizmin rrënues

Konformizmi i nënshtrimit provincialist si "elite vlerash” në shërbime pushtetesh okulte dhe mizantropie në maipulimin e realitetetit, ka qenë dhe vazhdon si historia politike, mediatike, intelektuale e mbështetur nga populli liridashës, si sundim dhe dhunim maxhoritar shoqēror i një miniminorance te vetëdijshme dhe me integritet.

Kjo ecje historike që është kthyer në pathologji tashmë, ka shellë këtë gjendje uluritëse shoqërore të një fallsiteti neveritës.

Kushdo me pak integritet dhe dinjitet, e shikon të pamundur përballjen me këtë turmë primitive hijenash që çfaqen banak më banak si elitë, me turmat amorfe liridashëse që i ndjekin.

Mendësia e katundarit tek tregu fshatar që do me të hongër në kanar, duke luajtur bolen e peshores është mendësi vertikale e asaj shoqërie.

I vetmi shpëtim: sa më larg kësaj kënete dhe këtij teatri absurd tragji-komik për të ruajtur mëndjen dhe shendetin.