Uliks Gjonaj: Në Shqipëri duhet ndryshim dhe përgatitje në polici

Sot në pjesën e dytë të emisionit  “Jeto me Orën “, ishte  Uliks Gjonaj  ku rrëfeu  karrierën e tij një nga shqiptarët e vetëm  të licensuar në fushën e Sigurisë  nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare.

Uliks Gjonaj është  shqiptari i parë i pranuar në akademinë  Elita Martial Arts.  Gjonaj  ka lindur në  Gjakovë por me origjinë  nga Laçi. Në 2005  kaloi disa sisteme duke u certifikuar nga ‘Gm Frank Galante’ ku  dhe u pranua në Akademinë e Artit  Luftarak. Uliks është i specializuar jo vetëm për shoqërimin e delegacioneve shtetërore, ne sektorin për mbrojtje të afërt dhe të largët por edhe në sistemin më të ri në botë i quajtur Amerikan Kenpo Karate dhe Kenpo Warrior.

Gjonaj rrëfeu jetën e tij ku tha se mjekësia dhe siguria është e njëta ndjesi pasi ka të bëjë me “ punë humane “ , sepse përgatit njerëzit për rreziqet e jetës.

Ai u shpreh se trajnimet e para  për sigurinë, ka bërë ne SHBA, ku dhe është licensuar si instruktor I .S.Ë.A.T.   Ai tregon se shumë  shpejt po bëjnë përgatitjet për programet e trajnimit  e 2022.

Sipas Gjonaj një nga  trajnimet më të veçanta  ka qenë trajnimi në policinë Amerikane, ndërsa një nga më të vështirët kanë qenë trajnimet në Izrael, i cili ka 8 nivele trajnimi.

A u shpreh se janë trajnuar  për  rreth 4 ditë në shkretëtire dhe nuk mund të flinin apo të hanin  dhe mund të konsumonin vetëm ujë . Trajnimi niste nga ora 5 e mëngjesit deri në 00:00 të natës . Në qoftë se dorëzohesh para kohe e ke humbur të gjithë nivelin.

Gjonaj në 2016  u bë  Instruktor Internacional dhe Nacional dhe ekspert i çertifikuar nga Drejtoria e Standardeve të  Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimeve Policore në USA ,në 2018 Instruktor i Instruktorwve të forcave Sëat dhe Forcave për Operacione Speciale.

Ai u shpreh  që ka trajnuar shumë shtete si : Zvicra , Kosova , Shqipëria, Neë York ,Florida  , ku kanë përgatitur njerëz për delegacione dhe Vipa. Sipas Gjonaj Europa ka përgatitjet të një policie shumë të mirë dhe të arrirë.

Për sa i përket Shqipërisë ai tregoi se “Policia në Shqipëri ka nevojë për ndryshime  dhe duhet rregull dhe ligje, duhet të respektohet policia”.

Aktualisht instruktori Uliks Gjonaj mban Seminare kudo në botë në disa disiplina si  Amerikan Kenpo Karate dhe  Kenpo Warrior Mbrojtje nga Armët, Ai instrukton për Vetëmbrojtje, trajnime special për roje sigurie dhe bodyguard dhe trajnime speciale për polic  Aktualisht ai mban nivelin e tete (maksimal) të Comando Kraf Maga, të cilin mund ta zotërojnë vetëm 10 persona në rang botëror.