Peraj: Jemi pro vaksinimit, por kundër fushatës së vaksinimit të detyruar, e panevojshme
Ditën e sotme ka nisur viti i ri akademik, por ndryshe nga vitet e tjera është shoqëruar dhe me protesta për shkak se studentët nuk u lejuan të futen në auditore të pavaksinuar.
Në lidhje me këtë zëvendës presidenti i sindikatave te pavarura Arian Peraj, në një intervistë për Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini, është shprehur se ata janë pro vaksinimit, por kundër fushatave të vaksinimit me detyrim
Arian Peraj: Duhet të theksoj se problem i arsimit është njëlloj me problematikën e sistemit para-arsimor. Ne jemi pro vaksinimit por jemi kundër fushatës së vaksinimit me detyrim. Mungon shpjegimi për efektet pozitive apo negative që sjellë vaksina. Kam shumë informacione që shumë rektorë janë detyruar nga presioni i studentëve dhe kanë bërë një sy qorr dhe kanë lejuar që studentët të futen. 80% e arsimtarëve është e vaksinuar.
Më tej shton se e sheh të paarsyeshme emergjencën për vaksinimin e qytetarëve, pasi sipas tij shumica e njerëzve kanë fituar imunitet, dhe janë vaksinuar.
Arian Peraj: Nëse është arritur imuniteti tek 70% i tufës, nuk duket e arsyeshme kjo lloj urgjence për vaksinimin e qytetarëve. Është më e rëndësishme një sensibilizim sesa një vaksinim me dhunë dhe me faktorë të tjerë detyrues, të cilët nuk kanë asnjë të mirë.
Peraj theksoi se është e nevojshme që mësimi të bëhet në klasa dhe në auditore, pasi vëtëm në këtë mënyrë ka sukses.
Arian Peraj; Kemi thënë se është e nevojshme që mësimi të bëhet në auditor dhe në klasa. Kemi afërisht dy vite shkollore të shkuara dëm si në arsimin universitar si në atë para-univeristar. Prania e nxënësve në shkollë apo studentëve në auditor ka cilësi. Është i nevojshëm komunikimi në klasa dhe në auditore, është zgjidhja e vetme për një mësimdhënie dhe mësim nxënies do të ketë sukses.
Boshllëku do të ndihet me vite dhe është merita e atyre pedagogëve dhe mësuesve që do të arrijnë që të mbushin sado pak këtë gropë të zezë që po thellohet në vendin tonë. Në buxhetin e shtetit GTP për arsimin është në vlerat më të ulëta në rajon. Arsimi të jetë prioritet kombëtar dhe të mos lidhet në dorë të tretë.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.
