Nga nesër do të bëhet devijim i trafikut në zonën e Unazën e Re, ja nga do të kalojnë automjetet

Nga dita e nesërme datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

Devijimi do të ndodhë aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht.

Automjetet që kanë për destinacion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Po ashtu, është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve.

Nga ana e autoriteti rrugor kërkohet mirëkuptim i përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve.