Komisioni hetimor për 25 prillit, Salianji: PS do të shtyjë kohën me sebepe për të vonuar procesin
Për deputetin demokrat, Ervin Salianji përfaqësuesit e mazhorancës në komisionin për hetimin e 25 prillit donin të shtynin kohën dhe thonin se u duhej 2 ditë kohë për një punë aty për aty.
Ai theksoi se PD ka propozuar të gjitha elementët që janë përmendua në raportin e OSBE/ODHIR kanë të bëjnë me patronazhistët, përdorimin e fondeve dhe rritjet e punësimeve në administratë, apo tenderat e kaluar në fushatë.
Salianji: Përfaqësuesit e mazhorancës në komisionin donin të shtynin kohën dhe thonin se u duhej 2 ditë kohë për një punë aty për aty. Thelbi është që PS qysh kërkon që të shtyjë sa më shumë kohë dhe ta mundësojë sa më shumë punën e këtij komisioni. Janë budallallëqe ato që thonë aty përfshirë edhe shqetësimet që ata thonë, duke qenë gjatë gjithë kohës në sulm për të fshehur një gjë që nuk fshihet dot. Kanë frikë dhe shqetësim nga ky hetim. Ata nuk kishin propozime konkrete apo ide, por vetëm zhurmë të kotë, duke harxhuar 2 orë pa bërë gjë.
Ne kemi propozuar të gjitha elementët që janë përmendur në raportin e OSBE/ODHIR kanë të bëjnë me patronazhistët, përdorimin e fondeve dhe rritjet e punësimeve në administratë, apo tenderat e kaluar në fushatë. Këto elementë bënë që të mos kishte një shtet dhe një parti, por shteti dhe partia e bandat të ishin bashkë duke i shërbyer pushtetit të PS-së. Ata kanë të drejtën për të thirrur dëshmitar dhe për të shtuar objektin e hetimin, por kishte vetëm zhurmë.
Salianji se mazhoranca sebepe të kota për të krijuar vonesë në raport me këtë komision që ka një interes të madh për vendin dhe për zgjedhjet.
Salianji: Nuk ka pengesa, prandaj them se janë sebepe të kota për të krijuar vonesë në raport me këtë komision që ka një interes të madh për vendin dhe për zgjedhjet që do të zhvillohen së afërmi. Duan vetëm që të fitojnë kohë, por pas 2 ditësh ne kërkojmë që kjo gjë të mbyllet sa më shpejt ky proces. Ky komision ka 3 muaj afat si çdo komision tjetër. Plani i paraqitur sot është që ne të ecim shpejt që të mbyllet brenda afat që është diku te data 14 janar.
