Mirela Milori rrëfen rrugëtimin në ekran: Koha i selekton gazetarët, publikut s’ia hedh dot
Sot në pjesën e parë të emisionit “Jeto me Orën” , ishte e ftuar gazetarja e njohur Mirela Milori e cila foli për rrugëtimin e saj në karrierë. Milori ka spikatur gjithmonë me elegancën dhe mënyrën ndryshe të të dhënit të informacionit.
Ajo është karakterizuar gjithmonë për tre cilësi që është saktë, e qetë dhe serioze në dhënien e edicioneve informative.
Mirela Millori u shpreh se karriera e saj ka nisur në:
“Radio Tirana “ ka qenë eksperienca e parë në radio , në vitin 1996 ku ka punuar për rreth 2 vite. Eksperiencë e cila e kam mësuar të flas shqipen tradicionale, klasike dhe atë akademike. Gjithashtu Milori tregoi se në 1998 ka punuar tek “Alba Televizion “, ku lexonte lajmet e mëngjesit dhe gazetat , ku dhe është spikatur nga televizioni Klan.
Sipas Milori nuk është faj teknologjisë apo rrjeteve sociale në bërjen e gazetarisë ajo shprehet se njerëzit e “ Pa aftë ka qenë, janë dhe do të jenë“ ose e kundërta njerëzit e “Aftë kanë qenë, janë dhe do të jenë “ .
“Të punosh në këtë profesion duhet të dish të ruash etikën profesionale, koha e tregon dhe selekton të gjithë gazetarët.”- u shpreh Milori
Sipas Milorit duhet të bëjmë një përzgjedhje dhe të jemi realistë me të rinjtë që preferojnë dhe zgjedhin këtë profesion
Gazetarët e rinj ndikohen nga ‘Instagrami’ , ‘Facebook’ apo ‘Folloëers’, dhe mendojnë që dinë të bëjnë gazetari. Ekrani pranon të gjitha, përveç shtirjes, pasi publikut nga ekrani nuk mund t’ia hedhesh asnjëherë“ Publiku është i zgjuar”.- u shpreh Milori.
Gjithashtu Milori tregoi rreth përvojës së saj në Amerikë ku në: U largua nga Shqipëria në vitin 2007 dhe zuri vend në ekranin e “ Zërit të Amerikës”.
Milori rrëfeu se ka qenë një nga përvojat e saj më të mirat , ku tregon se është një lloj tjetër frymë e të punuarit , pasi gazetari është më i mbrojtur se në Shqipëri.
Në vitin 2014 u rikthye në Shqipëri ku moderoi për dy sezone një format mesdite ku historitë njerëzore u bënë më të ndjekurat. Në këtë format emisioni si “Historia ime “ për Milorin ka qenë një përjetim shumë i bukur emocional.
Milori foli dhe për pasionet e saja si piktura dhe librat, kur tregon se libra ka lexuar gjithë jetës dhe mendon që është një lexuese e kualifikuar dhe jo amatore, ajo është një përkthyese kur deri tashmë ka përkthyer 4 libra.
Milori për emisionin “Jeto me Orën”,tregon se shumë shpejt do të sjelli një projekt midis “Publicistikës dhe përjetimeve të saj “ , një projekt që është frymëzuar nga “Historia ime “, ku aty ka përjetuar emocionet e vërteta.
