Facebook do të punësojë 10,000 punëtorë në BE për të punuar në metaverse
Kompania "Facebook" po planifikon të punësojë 10 mijë inxhinierë europianë për të krijuar të ashtuquajturën botë virtuale, ku njerëzit të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë nga larg me njëri-tjetrin, si në realitet. Por projekti pritet të marrë më shumë se 10 vite për t'u realizuar.
Rrjeti social, "Facebook", po mendon të krijojë një botë virtuale të quajtur "metavers" me ndihmën e 10 mijë inxhinierëve nga Bashkimi Europian.
Bjellorusia dëbon ambasadorin francez
18 Tetor, 13:40
Metaversi është realiteti i ri ku njerëzit mund të luajnë, të punojnë dhe të takohen virtualisht me njëri-tjetrin duke përdorur syze, kaska apo lente të posaçme të pajisura me mikrofon.
"Metaversi ka potencialin të krijojë rrethana të reja kreative, sociale dhe ekonomike për ne. Europianët do të jenë të parët që do e formësojnë atë," njoftoi drejtuesi i "Facebook"-ut, Mark Zukerberg.
Mijëra inxhinierë të talentuar do të rekrutohen brenda pesë viteve, më së shumti nga vendet si Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Polonia.
Gjiganti i rrjeteve sociale po financon edhe grupet jofitimprurëse që ta zhvillojë më me përgjegjësi projektin.
Konceptin e metaversit po e ndjekin edhe kompani, si Microsoft, Roblox apo Epic Games, dhe "Facebook" ka premtuar se do të bashkëpunojë pasi projekti nuk mund të ndërtohet vetëm.
Firma amerikane pret që metaversi mund të bëhet realitet pas vitit 2030.




