E rëndë në Lushnje/ Përmbyset zetori, plagosen gjyshi me nipin dhe mbesën, 10-vjeçarja te Trauma
Nga Julian Kasapi Përditësimi i fundit 16 Tetor 2021, 15:57
Tre persona, dy prej tyre të mitur mbetën të plagosur në një aksident rrugor pasditen e sotme në Çermë të Lushnje.
Ora News mëson se zetori ku udhëtonte gjyshi me nipin dhe mbesën është përmbysur.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur të tre, por më rëndë paraqitet gjendja e mbesës 10-vjeçare.
Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Ora News mëson se gjyshi me nipin dhe mbesën po shkonin te toka e tyre buzë Shkumbinit siç bënin çdo ditë kur mjeti në një tatëpjete është përmbysur dhe ka përfunduar në rrugën e poshtme.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.





