Bllokohet linja Sarandë- Korfuz, shkak greva e punonjësve grekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2021, 12:45
Nga mëngjesi i sotëm është bllokuar lëvizja e trageteve të linjës Sarandë - Korfuz dhe anasjelltas.
Sipas burimeve nga pala greke e Korfuzit punonjësit shëndetësorë, që bëjnë tamponët në port janë futur në një grevë për 48 orë, deri në zgjidhje të problemit.
Kjo për faktin se i ka mbaruar kontrata autoritetit shëndetësor në portin e Korfuzit, dhe si e tillë nuk kryhet marrja e tamponit në port.
Qytetarët që kishin prerë bileta ose janë çuar me autobus, ose u janë kthyer biletat këtë fundjavë.

