Arrestohet kandidati për deputet, Etion Joka. Ishte shpallur në kërkim prej prillit
Pas tetë muajsh i shpallur në kërkim për korrupsion në zgjedhje, policia ka mundur të arrestojë kandidatin e LSI-së për deputet Eltion Joka.
Ndaj tij është vendosur masa arrest me burg në mungesë ndërsa SPAK i kishte dërguar kërkesë policisë së shtetit për kapjen dhe ndalimin e tij.
Pamjet ku 32 vjeçari u filmua duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës u publikuan dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Por pavarësisht, kësaj ai nuk u tërhoq nga gara.
Madje sipas tabelës përfundimtare të KQZ arriti të merrte 320 vota në kryeqytet.
Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka shihet teksa bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij.
Etjon Joka, ishte kandidat i LSI në tiranë ku mbuloi Njësinë nr 1.
Shitblerja e votave ka qenë një nga përplasjet më të mëdha mes mazhroancës dhe opozitës.
Madje për këtë shkak në Elbasan pati dhe përplasje me armë me një viktimë.
Ndërsa në Tiranë dhe rrethe shpesh PD ndaloi makina të mbështetësve të PS me akuzën se po blinin votat./Ora News/


