Kastrioti merr fitoren e parë, mposht Skënderbeun. Egnatia fut Laçin në krizë

 

Java e pestë e Abissnet Superiore ka nisur ne dy sfida që aktualisht pasqyrojnë pjesën e poshtme të renditjes.

Në stadiumin e Kamzës, Kastriori shijoi fitoren e parë sezonale pasi mundi me meritë 2-0 Skënderbeun në një sfidë me emocione.

Nëse pjesa e parë u mbyll pa gola por me raste dhe episode, e dyta ishte më emocionuese teksa krutanët gjetën edhe golin në minutën e 65' me Arbër Bashën.

Ndeshja më pas u hap dhe ekipet kishin mundësi té shënonin dhe ishte sërish Kastrioti që gjeti golin në 84' me Armando Ramin duke i dhënë kështu ekipit të Ndreut tri pikët e para në Superiore.

Në takimin tjetër, Laçi zyrtarisht është në krizë pasi në pesë javë nuk ka arritur asnjë fitore. Sot përballë Egnatias, kurbinasit u mundën 0-1 në një ndeshje që duhej fituar por që e vendosi Pedro Augusto në minutën e 75’. Kjo humbje tashmë e lë Laçin në vendin e fundit në tabelë dhe duhet thënë se ndoshta kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e Vukiçeviç në stolin e Laçit./Ora News/.