Tragjedia në Astir, banorët: Do ishim djegur si miu, pallati nuk ka shkallë emergjence
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2021, 09:45
Ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm në Astir ku një apartament u përfshi nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e 62 vjeçares, e cila u hodh bashkë me të birin 36 vjeç për t'i shpëtuar flakëve ka tronditur banorët e pallatit.

Ata thonë se pallati nuk ka shkallë emergjence dhe se jeta e tyre u vendos në rrezik nga zjarri që përfshiu apartamentin sot në mëngjes.
"Do ishim djegur të gjithë si miu. Nuk kemi shkallë emergjence që të dalim nga tymi. Të marrin masat, të shikojnë shkallën e emergjencës ", thotë një banore.

Gjithashtu mësohet se flakët e zjarrit përfshin dhe apartamentet e tjera në pallat,dhe si pasojë disa nga banorët kanë marrë ndihmë mjekësore, pasi nuk ndiheshin mirë nga tymi.

