Alegri me mungesa përballë Romës, Juventus synon fitoren për t'iu afruar me pikë kundërshtarëve

Juventus do të jetë me disa mungesa përballë Romës në ndeshjen që do të luhet të dielën. Por Alegri kërkon nga ekipi fitoren, pasi do ti afronte me pikë me kundërshtarët.

Asnjë shenjë për të zbritur Dybalan në fushë. Alegri ka nisur të bëjë llogaritë për përballjen e madhe me Romën që do të luhet të dielën.

Paulo sigurisht nuk do të jetë, dhe do të duhen të paktën edhe 10 ditë. Sa i përket Moratës do të ketë një vlerësim në stërvitjen e fundit.

Në sulm Juve do të jetë me Kean por jo vetëm, Kieza mund të luaj mesfushorin sulmues, por sytë do të jenë edhe drejt Kaio Jorge që në në fakt është një lojtar i fortë dhe i inteligjent.

Roma është katër pikë më lart se Juventus, ndaj dhe konsiderohet një ndeshje tepër e rëndësishme. Alegri për mediat theksoi se në përballjet e radhës do të duhet të bëhet më e mira.

"Ata kanë një trajer ekspert si Murinjo  dhe janë të rrezikshëm kur e kanë topin ne zotërim, është një skuadër që duhet sfiduar", shprehet trajneri.

Alegri duket se mbështetet shumë tek forma e Ramsey i cili përballë Romës do të luajë që në nisje të ndeshjes.

Edhe Morata do të bëjë stërvitje me skuadrën por shanset që ai të jetë në fushë do të jenë të pakta, tashmë llogaritë për të janë për të qëndruar në stolin e rezervave.

Megjithatë trajnezi i Zonjës së Vjetër shpreh respekt për Murinjon, por shton se ndeshja nuk do të jetë mes tyre.