Plagoset me thikë 27-vjeçari gjatë konfliktit të çastit, arrestohet autori në Tropojë

Një 53-vjeçar është arrestuar, pasi ka plagosur me thikë një 27-vjeçar gjatë një konflikti të çastit.

Sipas policisë dyshohet se 53 vjeçari, banues në fshatin Dragobi,  pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç,  banues në fshatin Gri.

Mësohet se 27-vjeçari ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale " Plagosja e rëndë me dashje",  dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Njoftimi i policisë:

Tropojë

Plagos me mjet të mprehtë një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, arrestohet autori.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin;

B. M., 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi.

Në qytetin e Bajram - Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç,  banues në fshatin Gri,  i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale " Plagosja e rëndë me dashje",  dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".