Surpriza/ Fëmijët presin Ramën me këngë e valle para kryeministrisë, shikoni videon

Vajza dhe djem hodhën vallen para kryeministrit Edi Rama i cili ishte i pranishëm në panairin e artit organizuar nga shkollat artistike në vend.

Panairi u organizua paraditen e sotme para kryeministrisë. Mes të tjerash pati dhe selfie e fëmijëve me Ramën.

Kryeministri Edi Rama u shoqërua nga ministrja Bora Muzhaqi.

Në një moment organizatori i tha kryeministrit se kishte një surprizë dhe menjëherë fëmijët e veshur me kostume popullore nisën të kërcenin vallet tona.

Vitin e ardhshëm në të gjithë shkollat artistike do të jetë edhe program i arteve dhe zejeve.

Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit ku u organizua një panair modest arti, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e arsimit, Evis Kushi, tha se kanë nisur të gjitha përgatitjet që vitin e ardhshëm të ketë një hapësirë të posaçme për këtë fushë.

Nën ritmin e valleve tradicionale, muzikës, ekspozitave dhe punimeve artizanale nga nxënës të vendeve të ndryshme të vendit, viti 2022 tha Rama do të vij me një risi për dhënien e mundësive pë ushtrimin e këtyre talenteve.

Surpriza/ Fëmijët presin Ramën me këngë e valle para

Surpriza/ Fëmijët presin Ramën me këngë e valle para

Surpriza/ Fëmijët presin Ramën me këngë e valle para