Tragjedia tek Astiri/ Videoja kur flakët përfshinë banesën dhe 36 vjeçari ndodhet i izoluar në ballkon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2021, 11:53
Tjetër video nga tragjedia e ndodhur në zonën e Astirit, në Tiranë. Në një video duket djali i cili ndodhet në ballkon ndërsa flakët vijojnë të përpijnë gjithë apartamentin.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 05:00 të mëngesit të sotëm. Mësohet se 62 vjeçarja fillimisht ka dalë nga banesa por më pas ka hyrë brenda për të shpëtuar djalin e saj.
Për gati 40 minuta ka kërkuar ndihmë në ballkon por askush nuk e ka ndihmuar.
Gruaja dhe djali i saj janë hedhur nga kati i tretë për të shpëtuar. 62 vjeçarja Hava Osmënaj ndërroi jetë në spital, ndërsa i biri, Klodjan Osmënaj 36 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
