Policia gjen 5 kg kanabis në një banesë në Krujë, arrestohet kryefamiljari, në kërkim i biri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2021, 15:31
Sekuestrohen rreth 5 kg lëndë narkotike kanabis në Krujë.
Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit B. K në fshatin Bret.
Policia bërri arrestimin në flagrancë të tij si dhe shpalli në kërkim të birin A. K., 29 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


