Sekuestrohet në Tiranë pasuria 150 mijë euro e dy vëllezërve, në Spanjë hetohen për trafik

Sekuestrohet pasuria në vlerën 150.000 euro, në ngarkim të dy vëllezërve dhe familjarëve të tyre me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj jetës.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të këtye dy shtetasve. shtetasve 

“Nga të dhënat e marra shtetasi Arjel Legisi, 30 vjeç është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa shtetasi Oltjon Legisi, po 30 vjeç është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit” informoi sot policia e Tiranës.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.