Tragjedia shokuese në Astir/ Nënë e bir hidhën nga kati i tretë, dyshohet se zjarri u vu nga djali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2021, 09:04
Dalin detaje të reja nga zjarri që përfshiu apartamentin në një pallat në Astir në Tiranë, ku nënë e bir u hodhën nga dritarja për t'u shpëtuar flakëve.

Si rrjedhojë 62 vjeçarja Hava Osmënaj ndërroi jetë në spital, ndërsa i biri, Klodjan Osmënaj 36 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gazetarja e Ora News, Keti Banush njofton se sipas banorëve të pallatit, 36 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Banorët thonë se ai mund të ketë lënë ndezur të gjitha pajisjet ngrohëse në shtëpi.

