Video/ Liverpool rikthehet me goleadë te fitorja. Prish debutimin e Ranierit te Watford

Pas dy barazimeve radhazi, Liverpool rigjen fitoren në Premier League dhe e bën në mënyrë spektakolare.

Djemtë e Klopp fituan 5-0 në transfertë ndaj Watord duke prishur festën e debutimit të Claudio Ranierit në krye të skuadrës së Hornetsave.

Ishte një dominim total i “The Reds” të cilët shënuan nga 2 herë për çdo pjesë teksa fillimisht ishte Mane në 9’ që hapi serine e golave më pas Firminoi në 37’ dyfishoi rezultatin.

Në fraksionin tjetër të lojës sërish Firmino shënoi në 52’ teksa Salah që po shkëlqen këtë sezon realizoi edhe golin e suksesit e katërt. Për ta mbyllur ndeshjen 5-0 mendoi sërish Firmino i cili mbylli këtë sfidë për Liverpool me një tripletë fantastike./Ora News/.