"Baza ishte e dëshpëruar, heshte për shkak se Sali Berisha…", Topalli: S'ka gjë më të bukur, tezat e mia në çdo diskutim

Jozefina Topalli  thotë se Lulzim Basha shmangu forumet në vendimmarrjen për Sali Berishën pasi ishte i sigurt se nuk do të merrte vota.

Për Ora News me gazetarin Arnol Kariqi, Topalli thotë se foltorja e Berishës ka zgjuar dhe bërë bashkë të gjitha energjitë brenda PD dhe bazës  që sipas saj ishte në dëshpërim nën lidershpipin e Bashës por heshte për shkak se Berisha ishte në krah të tij.

Topalli: Ishte i sigurt se asnjë njeri nuk do ta votonte një vendim të tij që i pëlqente aq shumë dhe e bënte aq të lumntur. Ai ka shumë frikë nga vota e demokratëve. Ka bërë atë që ka bërë gjithmonë, në vendimet e tij personale ka marrë vendime të tmerrshme për të djegë mandatet, për të mos hyrë në zgjedhje, për ti falur pushtetin lokal Edi Ramës, për të hyrë në çadër, ka marrë vendime sipas të vetmes marrëveshje publike por vendime të tilla kanë qenë gjatë gjithë periudhës për të hyrë në qeveri me Edi Ramën, për të shitur opozitën në terësi. Është brenda abitatit të tij një sjellje antidemokratike, një sjellje e tij e një papërgjegjshmërie e një shkalle të frikshme.

Sjellja e tij nuk ka afektuar vetëm një opozitë që ka qenë e shitur dhe i ka ikur misionit të tij opozitar por ka bërë të mundur që për herë të tretë Edi Rama të jetë në qeveri i pashqetësuar.Kam shumë besim që kjo lëvizje që ka nisur që ka pasur pararendëse të gjithë betejat që persona të tjerë kanë bërë gjatë kësaj periudhe, duke dhënë mesazhe për problemet brenda PD, kjo lëvizje ka energjizuar gjithë energjitë e PD, e bazës së PD që ishte e dëshpëruar nga një sjellje me të cilën nuk ishin mësuar dhe nuk e kuptonin.

Por që heshtnin sakohë që Sali Berisha ishte në krahun e Lulzim Bashës. Kjo lëvizje do të çojë në një Kuvend i cili besoj se do të largojë Lulzim Bashën. Pjesa më e rëndësishme është se duke larguar Lulzim Bashën faktikisht ato do të hapin dyert, portat për të larguar Edi Ramën dhe për të hapur një kapitull të ri në jetën politike, ekonomike, me një impakt në të gjithë skenën politike.

E pyetur nëse ndjen keqardhje që ndërsa ndodhin këto zhvillime të rëndësishme brenda PD nuk është pjesë e selisë blu, Topalli thotë se merr kënaqësi  që të gjitha shqetësimet e saj të ngritura publikisht ndër vite janë adresuar tashmë në Foltoren e Berishës.

Topalli: Unë jam pjesë e lëvizjes.Kam vite të tëra që flas për të dhënë mesazhe për të tjerët për të kuptuar se ka probleme të mëdha brenda opozitës, se opozita është e shitur. Nuk ka gjë më të bukur të shoh që të gjitha tezat e mia, qëndrimet e mia ti gjej në çdo diskutim, foltore që zhvillohet brenda PD gjatë kësaj periudhe.