Drogë me banane nga ekuadori, SPAK sekuestron kompaninë 'Alba Exotic Fruit'
SPAK ka vendosur të sekuestrojë kompaninë “Alba Exotik” së cilës iu kapën për 6 herë kokainë në banane. Masat janë kundërshtuar nga avokati i cili i cili thekson se porosia nuk është e klientëve të tjerë. Madje ai akuzon se hetimi nuk ka shkuar qëllimisht deri në fund
Pas gjashtw kontejnerëve të bananeve ku janë kapur rreth 40 kilogramë kokainë në pak muaj, SPAK ka vendosur të sekuestrojë kompaninë “Alba Exotik Fruit”. Vendimi është bërë i ditur nga SPAK përmes një deklarate për mediat ku thuhet se masa lidhet me hetimet për trafik të narkotikëve dhe grup të strukturuar kriminal
Prej vitit 2019 kur është kapur dhe sasia e parë e drogës prej 137 kilogramë, në masën e arrestit është vënë Bajron Gumeni një prej aksionerëve ndërsa në kërkim është administratori, Eduard Dauti
Vetëm tre ditë më parë në pranga u vu dhe administrator Ermal Arapi, pasi kompanisë iu zbulua sasia e fundit prej 10 kilogramësh.
Ditët që SPAK vendosi të marrë në administrim subjekti avokati i kompanisë Baftjar Rusi shprehet se lënda narkotike nuk ka lidhje me klientët e tij. Duke i dërguar një memo ambasadës së SHBA ai ngre pikëpyetje mbi hetimin.
“Kjo lëndë e ndaluar futet te pjesa e ventilimit të kontenjerëve që s’kanë lidhur fare me frutin dhe duke qenë se përfaqësuesit e kësaj shoqërie, dy pronarët, njëri në burg dhe tjetri në arrati, është krejtësisht e pamundur dhe përjashton çdo lloj mundësie që ato të kenë dhe të fusin lëndë të kësaj natyre për të kompromentuar biznesin dhe për të shkatërruar gjithçka. Janë njerëz të caktuar të krimit të konkurrencës ose të rrjetit të trafikantëve që po komandojnë dhe po sjellin shkatërrimin e biznesit."- shprehet ai.
Lënda narkotike sipas hetimeve është zbuluar pas informacionit të dhënë prej dea amerikanë që ka ndjekur operacionin nga nisja e porosisë prej ekuadorit.
