Babrru pa trotuare, prindërit në alarm, Fëmijët: Jeta jonë në rrezik nga makinat
Mungesa e trotuareve është kthyer në një problem shqetësues për banorët në rrugën ‘Konferenca e Mukjes’ në Babrru.
Në këtë rrugë nuk gjen asnjë tabelë sinjalizuese për kufizimin e shpejtësisë për shkak se përdoruesit kryesor të kësaj rruge janë fëmijët
Çdo kalimtar është i rrezikuar por shqetësues është për fëmijët që shkojë çdo ditë në shkollë.
Dhe në këto kushte prindër dhe gjyshër janë të detyruar çdo ditë të shoqërojnë fëmijët në shkollë për të evituar tragjeditë.
“Çdo ditë këtë punë kam, me diabet, jemi shumë në rrezik. Vij çdo ditë për të marrë nipin, trotuare nuk ka.”
Fëmijët pohojnë se janë të rrezikuar dhe se kanë frikë të kalojnë në këtë aks.
"Të bëjnë trotuare se jemi shumë të rrezikuar pa trotuare. Mund të shtypemi nga makinat. Vijmë me vëllezërit. Duhet të na bëjnë trotuare ne do na shtypin makinat. Jemi shumë të rrezikuar. Vjen tjetri pa pikë problemi dhe të tërheq."-shprehen fëmijët.

Ata i kërkojnë nga Bashkia Kamëz të marrë masa që kjo çështje të gjej zgjidhje sa më parë
“Duhet të bëjnë trotuare. Duam rrugën se e kemi shumë keq këtej se do na vrasin makinat kalamajt."
Shkolla “Don Nikoll Koqarri” ndodhet në Babrru por edhe pse Bashkia e shtroi aksin kryesor la pas dore trotuaret .
