Topalli argumenton pse Basha-Rama janë bashkë prej vitesh: S'ka demokrat që të lejojë ta shesin për herë të katërt
Sikundër edhe e ka denoncuar në vijimësi politikisht, Jozefina Topalli është e bindur në bashkëpunimin politik dhe jo vetëm mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Në një lidhje me skype për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi, Topalli thotë se marrëveshja e 2017 mes tyre ishte thjesht shfaqja publike e asaj që ndodhte jashtë syrit të të gjithëve.
Topalli: Ata kanë vite që janë bashkë, politikisht dhe jo vetëm politikisht. Marrëveshja e 2017 ishte thjesht një shaqje publike e një bashkëpunimi midis tyre, herë direkte dhe herë në mënyrë indirekte. Mandatin e dytë Edi Ramës ja ka dhuruar Lulzim Basha përmes çadrës dhe marrëveshjes së fshehtë, okulte. Kur nuk është politike është okulte dhe mafioze, thjesht për interesa personale të familjes së Lulzim Bashës. Kam thënë që me dorëzimin e bashkive dhe mos hyrjen në zgjedhje, me djegien e mandateve i ka dhuruar pushtetin politik qëndror, parlamentin, Edi Ramës duke e lënë të ndryshojë dhe Kushtetutën sipas interesit dhe dëshirave të tij dhe nga ana tjetër i dhuroi pushtetin lokal, bazë për të fituar mandatin e tretë.
Topalli ka bindjen se demokratët janë zgjuar dhe nuk do të lejojnë ti shesin për herë të kapërt.
Topalli: Unë mendoj më se ka demokrat brenda PD që të lejojë më ti shesin për herën e katërt. Është një optimizëm, shpresë, sheh njeriu një dritë në fund të tunelit kur sheh se është hapur një debat që ka një pjesëmarrje të madhe, pjesëmarrje që të bën të mendosh se ka për t'ja dalë me sukses që përmes largimit të Lulzim Bashës, përmes kthimit të vlerave dhe rregullave brenda PD të largojnë Edi Ramën që është qëllimi kryesor për të sjellë një faqe të re në historinë politike dhe historinë ekonomike të vendit tonë që po përjeton momente shumë të vështira.

