Publikohen pamjet/ Momenti kur policia ndalon "Golfin" që përndiqte qytetarin, ja çfarë u gjet brenda makinës
Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale duke vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë.
Pas telefonatës së shtetasit A.T, 45 vjeç, banues në Mjedë Shkodër i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”, policia zhvilloi aksionin për ndalimin e autorëve të dyshuar.
Në video forca të shumta policie rrethojnë makinën e autorëve të dyshuar e cila ishte duke ecur, nxjerrin jashtë të tre personat dhe i shtrijnë përtokë.
Gjatë kontrollit në makinë Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.
Gjithashtu në banesën e njërit prej këtyre shtetasve konkretisht, të shtetasit Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, policia gjeti dy armë zjarri gjysmë automatik dhe 821 copë fishekë luftarak.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florjan Vasija dhe u proceduan shtetasit Z. V banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë./OraNews/
