Fëmija lind me nënë e më babë, të lëmë mënjanë çmendurinë prindi 1.. 2.. prindi 27
"Kamila, si flutur" është romani i parë i autores franceze Sophie Daull, që vjen në shqip nga profesor Edmond Tupja.
Romani emocionues tregon historinë e shkrimtares, e cila ka përshkuar momentet e fundit të jetës së vajzës së saj adoleshente, e cila vdiq nga gripi ditën e Krishtlindeve.
Profesor Edmond Tupja përshkruan me admirim mënyrën se si nëna përcjell në banesën e fundit të së bijës.
Në intervistën për "Ditë e Re" në RTV Ora, ai thotë se kur lind fëmija lind më nënë e baba e jo me prin 1 e prind 2, duke kritikuar në këtë mënyrë kërkesën e grupit LGBTQ për tu hequr nga certifikata emërtimi si nënë dhe baba për tu zëvendësuar me termat prin 1 dhe prind 2.
"Populli ka ca thënie shumë të bukura, kur lind fëmija thonë me nënë e me babë. Jo ato të çmendurat, prindi 1, prindi 2 e prindi 27, t'i lëmë", tha Tupja.

