Kënaqësia erotike/ Edmond Tupja: Kemi qenë dhe jemi akoma populli më erotik i botës, jemi rrotë më rrotë me grekët
Profesor Edmond Tupja ka sjellë në shqip romanin e autores franceze Sophie Daull, "Kamila, si një flutur".
Në një intervistë për "Ditë e Re" në RTV Ora profesori ndër të tjera foli edhe për kënaqësitë erotike dhe se sa të aftë janë shqiptarët në marrëdhënien seksuale.
Ai thotë se shqiptarët si popull mesdhetar, janë aq erotik sa grekët dhe italianët.
"Jetojmë në Mesdhe. Kemi grurin, vajin e ullirit, arrat na bëjnë popull mesdhetar. Jemi rrotë me rrotë me grekët, edhe e italianët për sa i përket kënaqësive erotik", tha Tupja.
Gjithashtu ai u shpreh se shqiptarët janë populli më erotik në botë.
"Kemi qenë dhe jemi akoma populli më erotik i botës. Por na duhet edukim erotik, jo vetëm seksual.
Kënaqësia erotike është kulmi i egoizmit në maksimumin e altruizmit."
Tupja zbulon në studion e "Ditë e Re" formulën e orgazmës sipas një psikanalisti marksisit gjerman:
"Vendosje mekanike plus ngarkesë elektrike baraz shkarkesë elektrike plus shtendosje mekanike", tha profesori
