A ja lajnë nuset këmbët vjehrrit sot? Ja çfarë thonë qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2021, 09:39
Me sa duket tradita, që kërkon nga nusja e shtëpisë t'i lajë këmbët vjehrrit është zbehur në ditët e sotme.
A ja lajnë nuset këmbët vjehrrit sot?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në RTV Ora.
Qytetarët shprehen kundër kësaj praktike patriarkale. "Pse shërbëtore është nusja?" thotë një qytetar.
Megjithatë disa prej tyre pranojnë se e kanë respektuar traditën në të kaluarën, pasi sipas tyre më parë ashtu e kërkonte koha.
Nga ana tjetër disa thonë se kushtet e vështira në kohët e para e "impononin" traditën e larjes së këmbëve të vjehrrit nga nusja.
