Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina me 3 anëtarë të një familjeje përmbyset në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm( 10 tetor) në aksin rrugor Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Frakull.

Mësohet se një automjet në të cilin udhëtonin tre persona të një familjeje është përmbysur në kanal.

Bëhet me dije se të plagosurit janë nga Korça, por jetojnë në Sarandë, ndërsa të njëjta burime bëjnë me dije se destinacioni i tyre ishte Vlora.

Policia dhe ambulanca shkruan në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit pasi morën ndihmën e nevojshme mjekësore u larguan.

Nga ana e bluve pohohet se makina ka dalë nga rruga dhe shkak është bërë lagështira nga reshjet e orëve të fundit./OraNews/