Dhunoi me sende të forta në kokë kunatin, arrestohet 42-vjeçari në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2021, 09:33
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka dhunuar kunatin e tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në datën 7 tetor në fshatin Hamallaj.
42-vjeçari M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./OraNews/
