Rama për medien spanjolle: Tensionet Kosovë-Serbi janë pjesë e procesit, e ardhmja jonë është në BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për një televizion spanjoll se është koha që BE të nisë negociatat formale me Shqipërinë. Rama u shpreh se në marrëdhëniet e Shqipërisë me Spanjën ka një potencial të madh dhe është lajm i mirë që Spanja kërkon të jetë e pranishme në zonën tonë.

Pyetje: Ju keni zhvilluar  një takim me kryetarin e qeverisë s panjolle dhe keni firmosur disa marrëveshje?

Edia Rama: Po është vizita e parë e këtij niveli. Ndihem mirë sepse ka një potencial të madh në marrëdhëniet tona. Do doja të vija në dukje  se Sanchez se në të kaluarën e ka njohur të shkuarën e konflikteve në rajonin tonë dhe ka ndjeshmërinë për të na mbështetur. AI kërkon që Spanja të jetë e pranishme në zonën tonë dhe ky është lajm i mirë për ne.

Rama theksoi se arsyeja përse hapja e negociatave nuk është realizuar deri më sot është për shkak të mënyrës së si BE ka vendosur të punojë në rajon.

Pyetje: Shqipëria është një vend kandidat për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe ka mbështetjen e Spanjës. Presidenti i Komisionit ka thënë se ata po përmbushin detyrat e tyre, si po i përshtatet Shqipëria kërkesave të Brukselit?

Edi Rama: Epo, nuk është aq për shkak të asaj që ne bëjmë, por për shkak të mënyrës se si ata po vendosin të vazhdojnë të punojnë me ne në rajon.

Pyetje: Ndoshta duhet të zhvishemi  nga  disa perceptime ndaj asaj pjese të Evropës?

Edi Rama: Sigurisht. Ne jemi vende që kemi ende shumë për të bërë për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ne meritojmë të ndërmarrim hapa të tjerë dhe të fillojmë negociatat formale. Perceptimet kanë të bëjnë me të kaluarën, me një komunikim që nuk është ende i rrjedhshëm, por mund t’ju them se të gjithë po na thonë se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet dhe realitetit. Midis tyre ka turistë spanjollë që udhëtojnë drejt Shqipërisë, në numër në rritje.

Sigurisht që ne duhet të vazhdojmë me reformat tona të modernizimit, me përmirësimin e qëndrueshëm të ekonomive dhe shoqërive tona, me ndërtimin e procesit institucional dhe, përfundimisht, me përparimin drejt përmirësimit të mjedisit ekonomik dhe social. Siç ju thashë, këto janë sfida për vendet që janë ende në mes të rrugës.

Gjatë intervistës u prekën edhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilat Rama tha se janë pjesë e procesit.

Pyetje: Tani për tani, ne jemi dëshmitarë të tensioneve të reja mes Kosovës dhe Serbisë, cila është analiza juaj e situatës?

Edi Rama: Tensionet janë pjesë e një procesi. Ne nuk mund të presim që një proces paqeje të vazhdojë pa probleme dhe pa tension. Lajmi i mirë këtu është se tensionet rriten dhe bien ndërsa të dyja palët vazhdojnë të flasin dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Nuk është si në të kaluarën. Ekziston një ndryshim i madh sepse tani ne kemi bashkëpunim rajonal, me takime të shumta dhe me takime paraardhëse. Sigurisht, Kosova është problemi i fundit i hapur dhe i pazgjidhur i trashëguar nga shpërbërja e ish -Jugosllavisë. Dhe, pa dyshim, njohja e tij si shtet sovran i pavarur i Serbisë është kapitulli i fundit në historinë e dhimbshme jugosllave./OraNews/