U argëtuan deri në orët e para të mëngjesit, të rinjtë paguajnë me euro false
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2021, 09:39
Dy të rinj të moshës 24-vjeç u arrestuan në Greqi pasi akuzohen se posedonin kartëmonedha false.
Mediet greke bëjnë me dije se dy të rinjtë kishin shkuar në një lokal ku u argëtuan deri në orët e para të mëngjesit dhe kur ishte koha për të paguar i dhanë punonjësit tre kartëmonedha 50 euro të falsifikuara.
Drejtuesit e dyqanit thirrën policinë e Sigurisë e cila vuri në pranga dy të rinjtë dhe gjeti në posedimin e tyre dhe kartëmonedha të tjera false.
Dy të rinjtë u dërguan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Nafplios, i cili i ndoqi penalisht për tentativë qarkullimi të monedhës së falsifikuar, shkruan Protothema.
