Situata e Covid-19/ 7 viktima, 445 raste të reja dhe 170 të shtruar në spitale

Shtatë humbje jete dhe 445 raste të reja nga Covid-19, janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuar është regjistruar në Tiranë me 192 raste të reja, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastër, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Devoll, Kolonjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Skrapar, Kuçovë, Pogradec, Konispol, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë.

Janë 7548 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. 

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.

Janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        445

Të shëruar në 24 orë      849

Të shtruar në spitale       170

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 3500

Testime totale              1,231,564

Raste pozitive                174,168

Raste të shëruara           163,867

Raste Aktive                     7548

Humbje jete                     2,753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3343

Durrës             885

Fier                  700

Shkodër          604

Vlorë               434

Elbasan           377

Berat               266

Lezhë              259

Gjirokastër      226

Kukës              168

Korçë              152

Dibër               134