Makina bie 4 metra në gropë nga shpejtësia, vdes 51-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi si pasojë e një aksidenti tragjik.

Mediat greke bëjnë me dije se makina me të cilën po udhëtonte shqiptari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në katër metra thellësi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Achaia, ku shqiptari ka ndërruar jetë në vend.

Trupi i tij u nxor nga automjeti pas disa orësh nga zjarrfikësit. Në pamjet e siguruara nga mediat e huaja shihet se makina e shqiptarit është shkatërruar plotësisht.

Deri më tani nuk dihjen arsyet e aksidentit, por nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë nga reshjet e shiut./Ora News/