Elbasani në pritje të Berishës, ‘Foltores’ i bashkohet dhe deputeti Luçiano Boçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2021, 17:44
Ish-Kryeministri Sali Berisha do të mbajë ‘Foltoren’ e radhës në Elbasan. Takimi me demokratët do të zhvillohet në ‘Teatrin Skampa’.
Ndërkohë siç shihet në videon e siguruar nga Ora News, simpatizantët demokratë kanë nisur të mblidhen ende pa mbërritur Berisha.
‘Foltores’ së PD i është bashkuar edhe deputeti i zgjedhur në zgjedhjet e 25 Prillit Luçiano Boçi.
Krah Berishës do të jetë edhe Klevis Balliu dhe Flamur Noka.
