Përmbyset kamioni në Maminas, policia nxjerr shoferin nga kabina
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 8 Tetor 2021, 17:52
Një kamion është përmbysur pasditen e sotme (8 tetor) në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Maminasit.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
Mësohet se shoferi është nxjerrë nga kabina dhe gjenda e tij shëndetësore nuk dihet ende.
Në pamjet e siguruara nga Ora News shihet se nga aksidenti është krijuar trafik i dendur dhe është bllokuar tërësisht lëvizja e mjeteve në njërën korsi të autostradës./OraNews/
