Basha: Rama gënjen! Nuk kemi krizë energjetike por korrupsion e keqmenaxhim me shkak e me plan

Kryetari i PD-së akuzon Ramën se po gënjen shqiptarët lidhur me krizën e energjisë elektrike që në fakt nuk është asgjë tjetër vetëm  “korrupsion e keqmenaxhim me shkak e me plan"

Basha akuzon Ramën se e shiti energjinë e shqiptarëve me 1/3 e asaj që po e blen sot

“Rama po ju gënjen. OSHEE e KESH janë ndërmarrje të zhytyra në korrupsion, janë kuvli militantësh partie që nuk I shërbejnë interest të njerëzve. Në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji dhe e blejnë me 3 – 4 fish çmimin në tendera korruptivë duke shpërdoruar  taksat që ua mbledhin kacille më kacille qytetarëve” tha Basha në një deklaratë për median pak pasi kryeministri Rama shpalli emergjencën e furnizimit me energji elektrike.

Për të çjerrë "maskën" e Ramës, siç thotë ai, kryetari i PD-së Basha denoncoi tre tendera ku çmimi i blerjes së energjisë është shumë më lartë se çmimi I bursës.

"Për të tre këto tendera çmimi është 10 milionë euro. Nuk ka thatësirë por bollëk prej 10 milionë euro të pajustifikuara mes çmimit të tregut dhe sa e blejnë këta energjinë. Për të njëjtën sasi energjie me çmimin e bursës duhej të ishin paguar 28 milionë euro por janë paguar 39 milionë euro. Në fakt nuk duhej të ishin bërë fare ato tendera nëse nuk do të ishte shitur për 2 aspra në verë energjia e kaskadës hidrike shqiptare” 

Më tej në konferencën e posaçme për mediet Partia Demokratike i ktheu përgjigje akuzave të Ramës për energjinë, duke i rikujtuar premtimet që vetë kryeministri ka bërë. Qëndrimeve se projekti i PD për uljen e çmimeve është si i skemave piramidale, Basha iu përgjigj po me batuta duke e krahasuar atë me Suden.

Për PD deklarata e Ramës se është krizë ndërkombëtare nuk qëndron.

"Për të justifikuar rritjen e çmimit të energjisë thotë e rritën tregjet ndëkombëtare, por kur vjen puna tek krahasimi me ta i harron" tha Basha.

Jorida Tabaku kërkon nga qeveria që rritja e pensioneve të mos jetë sa inflacioni por duke ndryshuar sipas çmimeve të ushqimeve.

Ndërkaq Alfred Rushaj dha shembullin se si duhej menaxhuar situata hidrike.

Edhe nëj herë kryetari i PD akuzoi Ramën se bashkëpunon me persona të inkriminuar.