I dënuar në Katar, arrestohet në Muriqan 33-vjeçari britanik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2021, 12:10
Policia kufitare e Muriqanit ka vënë në pranga një 33-vjeçar britanik, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Callum Sinclair, 33 vjeç, banues në Britani, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive", parashikuar nga Kodi Penal i Katarit.

