Qeveria nuk ndërhyn për naftë as bukë, Rama: Fuqia e konsumatorit është e madhe, ndryshe nuk do shiteshin

Kryeministri, Edi Rama, deklaroi sot se qeveria nuk i përcakton dot çmimet tregut, qoftë kjo edhe për çmimin bukës.

Sipas Ramës kjo është e lidhur me kërkesë-ofertën, pasi sipas tij ndryshe buka do mbetej pa shitur. (Shikoni videon në minutën 25:25)

Rama: Bukën, sot shteti mban çmimin e furnizimit me energji të furrave të bukës çmim preferencial të kontrolluar. Rritja e përgjithshme e çmimeve është proces i pandalshëm që nga '90, ngrihen dhe ulen sipas kërkesës dhe ofertës. Mesa duket fuqia e konsumatorit të Shqipërisë është shumë e më e madhe se komentohet se përndryshe do të mbeshteshin pa shitur.

Të njëjtën gjë tha edhe për karburantet.

Rama: Nuk kemi çfarë i bëjmë fare si shtet çmimit të Diesel, benzinës.Nuk ka vend demokratik ku naftën e prodhin shteti, e shet shteti dhe e shpërndan shteti. Kemi zgjedhur këtë sistem. Taksa e karbonit është aty dhe do të rrijë aty. Çmimi është sot më pak se ishte, nuk kemi të bëjmë me një çmim të paparë por çmim më të lirë sesa ishte. Është një sektor totalisht privat.