Lushnje/ Plehrat në derë të zyrtarëve, banorët protestojnë për shërbimet e munguara

Qeset me mbeturina i hodhën në derë të njësisë administrative në shenjë revolte për mungesën e koshave të grumbullimit në fshatin ku jetojnë.

Banorët e Bardullinjës në Lushnje, protestuan këtë të premte për shërbimet e munguara.

"Kërkojmë të drejtat tona. Të vijnë e të shikojnë plehrat kryetarët. Ne i kemi para shtëpisë."

Thonë se pushtetarët po abuzojnë, duke mos bërë asnjë punë.  

Në mbështetje kishin edhe deputetin Sajmir Koreshi, i cili me fjalimet ironike në Parlament është bërë një zë i fuqishëm për denoncimin e problematikave me të cilat përballen banorët e Lushnjes.

"Nuk ka një kosh elementar, një kosh mbeturinash. Banorët shkojnë me makina 3 kilometra larg për të hedhur plehrat, ndërkohë që paguajnë taks gjelbërimi, pastrimi dhe ndriçimi. Gjelbërim nuk ka. Pastrim nuk ka, ka vetëm baltë."

Ndërsa denoncojnë mungesën e investimeve, banorët e Bardullinjës thonë se janë të diskriminuarit e Bashkisë së Lushnjes.

Lushnje/ Plehrat në derë të zyrtarëve, banorët