Çmimet nuk ulen as pas krizës, Rama i prerë: Taksa e karbonit është aty dhe do të rrijë aty!

"Nafta, diesel dhe benzina në 2013 kanë qenë më të shtrenjta."

Qeveria do të bëjë publik ditën e shtunë planin e masave për të përballuar rritjen e çmimit të karburanteve dhe të energjisë.

Në deklaratën e posaçme për mediat, kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo është situatë ndërkombëtare.

Megjithatë Rama nuk pranon të diskutojë kur gazetarët krahasojnë çmimin në bursa të tetë viteve kur vlera shkontë në 105 dollarë për fuçi me 80 dollarë për fuçi që është sot.

Gazetari: Është 27 lekë më shumë.

Rama: Ka mundësi të flas unë, e di çfarë është dhe si është. Do të flas dhe për bursën, unë flas për ujkun dhe ti më tregon gjurmën. Nuk ka lidhje shteti sesa është çmimi në benzinat, atë e vendos tregu.

Duke e cilësuar taksën e karbonit si mbrojtje për ndotjen e ambientit, Rama shprehet se as ajo nuk do të hiqet.

Rama: Taksa e karbonit është aty dhe do të rrijë aty.

Madje dhe propozimet e opozitës, Rama i krahason me ato të periudhës së piramidave.

Rama: Bëjë rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër kanë atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut. Si ndodh me çmimet? Nëse marrim çmimin e bukës nga viti '90 e këtij do të shikoni se çmimi ka ardhur në rritje, në rritje.

Rrogat, u shpreh Rama, nuk mund të rriten jashtë situatës ekonomike të vendit, e për këtë solli në vëmendje reagimin e Gjermanisë apo vendeve të tjera të BE-së.

Rama: Kërkesa meqë po rrisni çmimet, rrisni rrogat, nuk funksionon kështu. Hajde se ne nuk kuptojmë, po Gjermania dhe Franca pse nuk i rrisin dhe ti bëjnë nga 20 mijë euro për person.

Kryeministri nënvizoi se sipas analistëve kriza e energjisë do të kulmojë deri në verën e ardhshme, por sërish edhe pas kësaj ccmimet nuk do të kthehen sicc kanë qenë.

Por dhe një herë premtoi skemën e rishikimit të pagave.

Rama: Në janar të 2022 do të bëhet 320 mijë lekë, objektivi është ta çojmë në 380 deri në 400 mijë.