Aksidenti në Pogradec, vdes 29-vjeçarja, shoferi në gjendje të rëndë tek Trauma

29-vjeçarja që mbeti e plagosur nga aksidenti i shënuar të enjten, (7 tetor 2021) në Pogradec, ku një makinë doli nga rruga ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Traumës. Të plagosur mbetën edhe bashkëshorti i të resë dhe drejtuesi i mjetit që ndodhet në gjendje më të rëndë.

Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë të shënuar dje në Pogradec, ku një makinë doli nga rruga dhe pëfundoi në një kanal, në aksin Grunjas-Kakaç, siç tregojnë këto pamje.

Viktimë mbeti një 29-vjeçare që udhëtonte si pasagjere.

Xhanina Hoxha nga fshati Shqitas i Maliqit që mbeti e plagosur rëndë ndërroi jetë gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Siç njofton policia, ajo nuk mundi tu mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë.

29-vjeçarja dhe bashkëshorti Mariglen Hoxha udhëtonin në makinën e drejtuar nga 42-vjeçarin Kastriot Guce, i cili në rrethana ende të paqarta humbi kontrollin e mjetit.

Ky i fundit mbeti po ashtu i plagosur rëndë dhe po merr trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ndërsa bashkëshorti i 29-vjeçares mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti në Pogradec, vdes 29-vjeçarja, shoferi në gjendje

Policia e Korçës thotë se shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende nën hetim, por dyshimet janë për një gabim të drejtuesit të mjetit, ndaj të cilit ka nisur një hetim në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit.

144 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në 8 muaj të këtij viti, 30 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në harkun kohor të tetë muajve të fundit, janë shënuar 919 aksidente ose 154 më shumë krahasuar me të njëjtën përiudhë të vitit të shkuar.

Aksidentet rrugore në 15,7 % të rasteve, kanë ardhur për shkak të sjelljes së gabuar të këmbësorëve.

Qarku i Tiranës ka regjistruar 26 të vdekur, më pas vjen Fieri me 21, Lezhë 19 dhe Elbasani 18.